Klubi futbollistik, Llapi, ka njoftuar se e kanë vazhduar kontratën shumë lojtarë dhe se ekipit të parë i janë bashkuar katër futbollistë nga juniorët.
Me Llapin e Tahir Batatinës kanë vazhduar kontratën nëntë lojtarë.
“Kapiteni i ekipit Benjamin Emini ka vazhduar kontratën me F.C ‘Llapi’-in po ashtu qendërmbrojtësi mund të themi lirisht më i mirë në Kosovë, Dardan Jashari, ka vazhduar kontratën po ashtu edhe lojtarë tjerë që barten barrën kryesore gjatë kampionatit kanë vazhduar kontratën: Egzon Sinani, Kushtrim Shabani, Fation Hyseni, Visar Zeneli, Egzon Qerimi, Muhamet Murati, Ardian Kurtolli, kurse nga juniorët kanë kaluar në ekip të parë Flakron Thaqi, Ardian Potera, Ardian Musliu, Bardhi Uka”, shkruan në njoftimin e klubit.