Lojtarët e Leicesterit iu kanë thënë krerëve të klubit se ata do të jenë të gatshëm për të punuar me ish-trajnerin Nigel Pearson.
Sipas The Mirror, Pearson është njëri nga emrat e shumtë që po konsiderohen nga ‘Dhelprat’ si zëvendësim për Claudio Ranieri, shkarkimin i të cilit ka habitur botën e futbollit të enjten.
Trajneri anglez siguroi mbijetesën e Leicesterit në Ligën Premier në vitin 2015, duke drejtuar skuadrën drejt shtatë fitoreve në nënte ndeshjet e fundit, përcjell Telegrafi.
Ai u shkarkua në verën e vitit 2015, pas një krisje të marrëdhëniet e tij me krerët e klubit.
Edhe pse ai nuk është i pari në listën e ngushtë, lojtarët, të cilët janë ankuar te pronari i klubit rreth Ranieri, do të jenë të hapur për kthimin e tij në ‘King Power Stadium’.
Emrat më të kërkuar nga drejtuesit e Leicester Cityt janë Roberto Mancini dhe Frank de Boer, por sipas mediave angleze, të dy kanë refuzuar të marrin drejtimin e skuadrës. /Telegrafi/