Lojtarët e Gjermanisë i bënë të qarta ndjenjat e tyre përpara ndeshjes të së mërkurës në Kupën e Botës kundër Japonisë, pasi FIFA i bllokoi ata dhe kombet e tjera të mbanin shiritin e OneLove.
Disa momente para fillimit të ndeshjes në stadiumin Khalifa International në Al Rayyan, çdo lojtar i Gjermanisë mbuloi gojën në një foto të ekipit në shenjë proteste kundër ndalimit të shiritit nga FIFA.
Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi në një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter se skuadra ishte ajo që e dha idenë dhe në fund e realizuan.
Germany smartly reflecting FIFA are silencing activism pic.twitter.com/mzb3n9JRLR
— Melissa Reddy (@MelissaReddy_) November 23, 2022
“Nuk bëhej fjalë për një deklaratë politike – të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por ende nuk është kështu. Kjo është arsyeja pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne. Të na mohosh shiritin është njësoj si të na mohosh një zë. Ne i qëndrojmë qëndrimit tonë”.
“Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit tonë për të mbajtur qëndrim për vlerat që mbajmë në kombëtaren e Gjermanisë: diversitetin dhe respektin reciprok. Së bashku me kombet e tjera, ne donim që zëri ynë të dëgjohej”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
It wasn’t about making a political statement – human rights are non-negotiable. That should be taken for granted, but it still isn’t the case. That’s why this message is so important to us.
Denying us the armband is the same as denying us a voice. We stand by our position. pic.twitter.com/tiQKuE4XV7
— germanfootball_dfb (@DFB_Team_EN) November 23, 2022