Telegrafi

Lojtarët e Francës priten si heronj në shtëpi

(Foto: Screenshot/Twitter)

Përfaqësuesja e Francës është kthyer në shtëpi, ku janë pritur si heronj pas humbjes së finales në Kampionatin Botëror.

Të zgjedhurit e Didier Deschamps bënë dy rikthime të jashtëzakonshme ndaj Argjentinës, megjithatë humbën pas ekzekutimit të penalltive.

Edhe pse nuk e fituan për të dytën herë radhazi Kupën e Botës, mijëra njerëz janë mbledhur në Place de la Concorde në Paris duke ua bërë pritjen e merituar heronjve të tyre.

Lojtarët, trajneri dhe stafi janë fotografuar nga momenti duke zbritur nga aeroplani dhe derisa Deschamps ishte i buzëqeshur, disa futbollistë, përfshirë edhe Kylian Mbappen nuk e kishin të njëjtin disponim.

Ceremonia e pritjes është zhvilluar sonte (e hënë), ndërsa pamjet e mëposhtme tregojnë admirimin e francezëve për heronjtë e tyre. /Telegrafi/