Lojtarët e Kombëtares së Finlandës kanë veshur bluza me një mesazh ku shkruan “bëhu mirë” për nder të Christian Eriksen, gjatë ngrohjes së tyre para ndeshjes ndaj Rusisë.
Mesfushori i Interit pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës të shtunën dhe për 15 minuta mjekët mezi arritën ta kthejnë në jetë duke i dhënë ndihmë dhe reanimacion kardiopulmonar në fushë.
Ai u stabilizua pas 15 minutave dhe u dërgua në spital ku po kalon ekzaminime të mëtejshme mjekësore.
Loja, e cila ishte takimi i parë për Finlandën në Kampionatin Evropian, u rifillua dhe përfundimisht u fitua nga skuadra e Markku Kanerva me rezultat 1-0.
Sot, lojtarët e Finlandës kanë veshur fanella në nder te Eriksenit dhe në to shkruan: “Bëhu mirë Christian”.
Ndryshe, Finlanda përballet me Rusinë në St Petersburg dhe një fitore do t’i lejonte ata të arrijnë në raundin e 16-të në Euro 2020.
Eriksen dërgoi një mesazh nga shtrati i tij në spital dje (e martë) për të thënë se është mirë dhe për të falënderuar të gjithë ‘për mesazhet e ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota’. /Telegrafi/