Skena kineze në video-lojën Dota 2 ka pasur një fillim plot ngjarje në vitin 2023, duke nisur nga akuzat për mashtrime deri te pretendimet për trukim ndeshjesh.
Tani pjesë e këtyre ngjarjeve jo të këndshme është bërë edhe organizata Asters, që po akuzohet nga ish lojtarët për mos dhënien e pagave dhe çmimeve.
Më herët sot, Zhang “LaNm” Zhicheng dhe Zeng “Ori” Jiaoyang folën në Weibo në lidhje me pagesat e vonuara nga Aster, duke përfshirë pagesat e pagave dhe çmimeve.
Ori is asking ASTER stop delaying and to pay off his full salary and prize money. pic.twitter.com/jbCsOt42Sb
— CN Dota In A Nutshell (@Tr1H4rd3rDota2) February 6, 2023
Gjithashtu një tjetër ish-lojtar, Pan “Fade” Yi, pretendoi se atij organizata i detyrohen pagesa nga viti 2020 shkruan dotesports.
Ndërkaq deri më tani organizata Aster nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me akuzat. /Telegrafi/