Festa e Atlético Madridit vazhdoi për një kohë në stadiumin “Nuevo José Zorrilla” në Valladolid, pasi u shpallën kampion.
Të besuarit e Diego Simeones u desh të presin deri në xhiron e fundit që ta sigurojnë titullin, që është i 11-ti në histori për klubin.
Pas festës në stadium, disa lojtarë dolën për ta festuar titullin me tifozët që kishin udhëtuar në Valladolid për t’i dhënë inkurajimin ekipit.
INDESCRIPTIBLE 🏆 @Atleti @LaLiga pic.twitter.com/o1kocJv1lw
— Saúl Ñiguez (@saulniguez) May 22, 2021
Ndeshja nuk shkoi mirë fillimisht pasi Oscar Plano shënoi për vendasit, por golat e Angel Correa dhe Luis Suarez, rikthyen ndeshjen.
Jan Oblak 🇸🇮 is celebrating with the fans 🔴⚪️ [@rbnatm] #AtleticoMadrid
— RouteOneFootball (@Route1futbol) May 22, 2021
Lojtarë si Lodi, Oblak, Saúl, Koke, Marcos Llorente dhe Luis Suárez, ndër të tjerët, u bashkuan me tifozët, u përzien në turma, u përqafuan, ku madje u desh policia duhej t’i ndalonte në një moment, pasi festa po iu dilte nga duart.
👉 Carrasco se preocupa y regala su camiseta a un seguidor que está tumbado en el suelo del aparcamiento de Zorrilla después de las cargas policiales para desalojar la zona.
📹 @MedinaMarca pic.twitter.com/oyyqlX0iLs
— MARCA (@marca) May 22, 2021
Protokolli i COVID-19 u ‘hodh në erë’, ku forcat e rendit u detyruan të përdornin dhunë për të shpërndarë tubimin spontan të tifozëve. /Telegrafi/