Telegrafi

Lojtarët e Argjentinës fluturuan me aeroplan mbi Buenos Aires pasi u detyruan të braktisin autobusin e hapur

Lojtarët e Argjentinës janë detyruar të braktisin paradën e fitores me autobus të hapur dhe në vend të kësaj ata fluturuan me aeroplan mbi qytetin e Buenos Aires.

Kampionët e sapo kurorëzuar të botës janë rikthyer në atdheun e tyre pas një fitoreje dramatike ndaj Francës në Lusail Stadium të Katarit të dielën në finale.

Argjentina ishte 2-0 në avantazh në pjesën e parë falë golave ​​të Lionel Messi dhe Angel di Maria. Megjithatë, një dygolësh nga Kylian Mbappe në 10 minutat e çoi ndeshjen në vazhdime, ku dy kombëtaret shënuan edhe nga një gol.

Pas 120 minutash futbolli drithërues, Kupa e Botës u vendos me penallti, të cilën Argjentina e fitoi 4-2.

Përpara kthimit të tyre në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, miliona tifozë ishin mbledhur në rrugë për të mirëpritur heronjtë e tyre në shtëpi.

Megjithatë, pavarësisht fillimit të paradës së fitores me një autobus të hapur, skuadra argjentinase është detyruar të braktisë automjetin pasi rrugët ishin shumë të ngarkuara që autobusi të kalojë dhe u ngritën shqetësime të sigurisë pasi tifozët po përpiqeshin të hidheshin mbi autobusi gjatë paradës.

Lojtarët më vonë u ndanë nëpër helikopterë të ndryshëm teksa fluturonin mbi qytetin e ‘përmbytur’ nga tifozët e veshur me fanellat e famshme bardheblu.

Pamjet e filmuara nga mesfushori Enzo Fernandez e tregojnë atë në një helikopter së bashku me shokët e tij të skuadrës teksa fluturonin mbi turmën.

Pas triumfit të tyre në Katar, Argjentina tani është tre herë kampione e botës, duke shtuar fitoret e saj në 1978 dhe 1986. /Telegrafi/