Telegrafi

Lojtarët dhe trajnerët e Cadizit dënohen me 17 ndeshje pezullim pas incidentit me Getafen

Klubi i Cadiz ka pranuar një dënim të madh me 17 pezullime pas incidentit të tyre kundër Getafes të premten e kaluar.

Një përplasje në kohën shtesë mes dy skuadrave pa të përfshirë lojtarët dhe trajnerët, me Iza Carcelen që u përjashtua me karton të kuq.

Megjithatë, kishte një numër lojtarësh të përmendur në raportin e gjyqtarëve, gjë që çoi në sanksione të mëtejshme.

Carcelen është dënuar me për tre ndeshje mos-lojë, ndërsa Conan Ledesma do të humbasë katër ndeshjet e ardhshme; Almeria, Sevilla, Real Betis dhe Real Madrid.

Trajnerët Lolo Bocardo dhe Diego Ribera do të mungojnë përkatësisht gjashtë dhe katër ndeshje, duke e çuar numrin total të pezullimeve në 17 ndeshje.

Cadiz ka thënë më pas se ata do të apelojnë dënimet, pasi besojnë se kanë prova me video që veprimet e përmendura në raport nuk korrespondojnë me realitetin e asaj që ndodhi.

Klubi i Cadizit tashmë ka një çështje ligjore të hapur për një gol të dhënë për Elchen në janar, i cili u lejua gabimisht të qëndrojë.

Gjithashtu Komiteti penalizoi klubin me 1500 euro për incidentet në tribunë dhe hedhjen e gjësendeve. /Telegrafi/