Leicester City ka arritur të shkruajë historinë në futbollin anglez duke fituar titullin e kampionit.
Pas ndeshjes me Evertonin ku fituan 3:1, atyre iu është dorëzuar edhe titulli i kampionit në Angli.
Por kur trajneri italian Claudio Ranieri doli në konferencë për shtyp me trofeun afër në sallë mbërritën lojtarët.
Lojtarët ishin ‘çmendur’, nga gëzimi duke festuar titullin dhe në sallë ia dhuruan një përshëndetje Ranierit duke e lagur me shampanjë.
Iniciatori i kësaj feste ishte mbrojtësi austriak Christian Fuchs. /Telegrafi/
So we just got covered in champagne as the Premier League trophy was brought into press room. Video: pic.twitter.com/QWDQy6gcKt
— Rob Harris (@RobHarris) May 7, 2016