Liga Premier Liga të vazhdojë të luhet, pavarësisht se kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se mund të pezullohet.
Shkak për këtë janë bërë rastet e fundit me coronavirus të konfirmuara te disa skuadra në kampionatin anglez.
Megjithatë për t’i dhënë fund të gjitha dilemave, Liga Premier ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruajnë se kanë besim te protokollet dhe nuk e kanë menduar asnjëherë pezullimin e kampionatit.
“Liga Premier nuk e ka diskutuar asnjëherë ndërprerjen e kampionatit dhe nuk ka në plan ta bëjë këtë”.
“Ne vazhdojmë të kemi besim te protokollet e vendosura kundër COVID-19, në mënyrë që ndeshjet të vazhdojnë të zhvillohen normalisht”.
The Premier League has not discussed pausing the season and has no plans to do so
The League continues to have confidence in its COVID-19 protocols to enable fixtures to be played as scheduled
Full statement ➡️ https://t.co/JqvhW4KBFS pic.twitter.com/S4VgZXAwBA
— Premier League (@premierleague) December 30, 2020
“Duke pasur si përparësi shëndetin e lojtarëve, ne mbështesim respektimin e rregullave nga klubet”, shkruhet në deklaratë.
Dy ndeshje janë shtyrë, ajo Manchester City – Everton dhe Tootenham – Fulham, pasi klubet e City dhe Fulham kanë raste me COVID-19. /Telegrafi/