Një yll i futbollit në Malavi mori një çmim të pazakontë pasi u zgjodh ‘Lojtar i ndeshjes’ në fundjavë: një pulë të gjallë.
Duke shënuar dy gola për divizionin e Premier, lojtari i Big Bullets, Hassan Kajoke, fitoi pulë nga një tifoz.
Për më tepër, tifozi i zjarrtë, e kishte pikturuar me ngjyrat e ekipit mbi pulën.
Tifozi kishte kërkuar leje për të paraqitur çmimin në fushë dhe e solli atë në një kuti kartoni të zbukuruar me emrin e Kajoke.
Lojtari u shfaq i befasuar pasi e pranoi çmimin pas fitores 5-0 të Big Bullets ndaj Karonga United.
Futbolli afrikan ka mënyra të ndryshme, shpesh edhe qesharake ku lojtari i ndeshje merr çmime.
Shishe me birra, sandale dhe madje edhe numra telefonik dhe internet janë dhënë për më të mirët. /Telegrafi/