Loja, e quajtur “Loja e 72-it’, i përfshin adoleshentët në sfidën ndaj njëri-tjetrin për t’u zhdukur pa u thënë asnjë fjalë familjeve të tyre për 12, 24 apo edhe 72 orë me radhë, raporton “Daily Mail”.
Autoritetet kanë ngritur alarmin pasi një vajzë 13-vjeçare nga Franca veriore ishte zhdukur për tre ditë javën e kaluar.
Pas zhdukjes për 72 orë, vajza, me emrin Ema, më në fund u kthye shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj me familjen në fundjavë, transmeton Telegrafi.
‘Emma’, nuk pranoi të tregojë policisë apo prindërve te saj ku kishte qenë, por vetëm tha se kishte përfunduar sfidën “Loja e 72-it’.
Autoritetet nuk kanë ende një shpjegim zyrtar për këtë lojë, por kanë apeluar te prindërit që të kenë kujdes. /Telegrafi/