Site icon Telegrafi

Logot në rroba nuk janë më IN

Mbishkrimet e mëdha, shndritëse dhe të mbuluar “me ari” nga Gucci, D&G, Chanel e të ngjashëm, thjesht nuk po ecin më – stili qysh moti është diçka më shumë se nënshkrimi i famshëm. Për më tepër, theksimi i logos vlerësohet si diçka pashije, andaj edhe i famshmi Yves Saint Laurent në revynë e tij, të para pak kohe në Paris, nuk ka kaluar aq mirë për shkak të theksimit të tri shkronjave të tij (YSL) në veshje.

Shtëpia e vetme e modës, e cila ende mund t’i ofrojë vetes aq komoditet, respektivisht të shfaqë logon e vet me krenari, është Louis Vuitton.

Logoja e famshme "LV" është garanci e çantave bashkëkohore të cilat thjesht refuzojnë të dalin prej modës.

Exit mobile version