Telegrafi

Logitech sjell mikrofonin rezistues ndaj ujit

Logitech ka prezantuar mikrofonin e tij të ri rezistues ndaj ujit me emrin UE WONDERBOOM (WS650).

Mikrofoni vjen me dizajn cilindrik (360° surround sound) dhe i pajisur me tastierë kontrolli në majë.

Ai ka certifikatën IPX7, e cila nënkupton se mikrofoni është i mbrojtur nga shiu dhe uji. Po ashtu, mund të qëndrojë deri në gjysmë ore në ujë, në thellësi deri një metër.

Logitech UE WONDERBOOM (WS650) mbushet me bateri e cila mundëson dëgjimin e muzikës deri në dhjetë orë.

Mikrofoni ka diametër deri në 30 metra, ndërsa në shitje do të dalë më 25 maj dhe do të kushtojë rreth 115 dollarë, transmeton KosovaPress.