Telegrafi

Loci i Pejës: Humbëm shumë topa

Peja edhe mbrëmë ishte pa trajnerin e parë të saj, Aleksandar Todorov.

Ndërsa ndihmësi i tij, Bujar Loci, pas ndeshjes së humbur nga Karpos Sokoli ka thënë se humbja e topave ka qenë arsyeja e rezultatit negativ për ekipin verdhezi.

“Karpos Sokoli është ekip shumë i mirë dhe ka lojtarë cilësorë. Ne provuam diçka të re dhe luajtëm deri 3 minuta para fundit, pastaj bëmë shumë gabime, shumë humbje topash që janë arsyeja kryesore e humbjes,” ka thënë Loci shkruan sot faqja zyrtare e BIBL.

Peja pas humbjes së mbrëmshme tash ka bilanc 3-2 në BIBL pas 5 xhirove të para. Në duelin e radhës Peja luan si mysafire e Sutjeskës