Zëvëndës trajneri i KB Pejës, Bujar Loci, u shpreh i matur pas fitores bindëse ndaj Kozuvit.
Kozuvi u shkatërrua nga Peja në një ndeshje ku vendasit treguan supremacinë me lojën “small ball”, e diktuar nga lojtarë të shpejt.
Dhe, Loci, i cili mori drejtimin e skuadrës pasi Todorov u përjashtua me dy gabime teknike, tha se asgjë s’ka përfunduar.
“Kemi arritur një rezultat të mirë, por, Kozuvi ka lojtarë cilësorë dhe kjo fitore nuk do të thotë asgjë. Ata e kanë ndoshta pllejmekerin më të mirë në ligë, i cili u dëshmua edhe sonte. Shpresojmë të luajmë mirë edhe në ndeshjen e dytë dhe të arrijmë gjysmëfinale,” ka thënë ai për Supersport.
/Telegrafi/