Telegrafi

Loccit – ruajtësi i të dhënave tuaja në rrjetet sociale

Me lansim sot, Loccit është platform që merr të dhënat nga rrjetet sociale ose ‘kutinë tuaj të memorieve sociale’ dhe është veçanërisht e dizajnuar të koleksionoj material nga Facebook, Twitter, Instagram, LinkdedIn, Flickr dhe Foursquare.

Loccit ka qenë aktive në verzionin beta për një vit deri tani dhe prezentohet me dyqanin e saj online që ua lejon përdoruesve të tij të krijojnë një ditar të fotove, ngjarjeve, statuseve të proflit dhe kalendareve e verzioneve të tjera të koleksioneve të printueshme.
Dyqani online mundëson krijimin e librave, kartolinave, ditareve dhe lloje tjera të koleksioneve sipas dëshirës.Të gjitha këto, gjithsesi, kanë cmimet e tyre, të ndryshme, varësisht prej llojit të koleksionit. Për 1 milion përdoruesit e tij të parë, Loccit thotë se do të mundësoj shfrytëzim pa para, përgjithmonë. Përveç dyqanit online, Loccit ka krijuar edhe aplikacionit për përdoruesit e iPhone. Provojeni vet, dhe shihni nëse kjo lloj ruajtje është e dobishme në një botë digjitale me mijëra statuse, komente, ngjarje dhe foto. /Telegrafi/