Telegrafi

Llullaku nuk ndalet, vjen goli i radhës nga ‘bomberi’ shqiptar (Video)

Azdren Llullaku po vazhdon të shënoj gola në kampionatin rumun.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po përjeton një formë superiore me skuadrën e tij, Gaz Metan, pasi ka shënuar edhe një gol në kampionat.

Lexo po ashtu Tre shqiptarët që kanë marrë në dorë tri liga të huaja (Foto)

Goli i Llullakut erdhi në minutën e 19-të nga afërsia, në takimin e sotëm që skuadra e tij po e zhvillon ndaj FC Vittorul dhe ishte i epërsisë për skuadrën e tij.

Ky gol ishte i 13-të i sulmuesit të lindur në Kosovë, nga 16 ndeshje të luajtura këtë sezon. /Telegrafi/