Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai e mbrojti penalltinë e Sergio Agueros në pjesën e parë dhe pastaj në gjysmën e dytë, Heung-Min Son e shënoi golin e fitores.
“Është një ndeshje e madhe. Ashtu siç pritje, tifozët na mbështetën deri në fund. Natyrisht ishte shumë vështirë, por ia dolëm”.
“Shpresoj që (lëndimi i Harry Kane të mos jetë i rëndë). E dini si është kur njëri nga lojtarët më të mirë largohet nga loja. Mirëpo, ne qëndruam të fortë dhe Lucas solli energji të freskët”.
“Nuk e di (nëse ishte penallti). Nuk e pashë. Është pjesë e lojës, duhet ta pranojmë. U dha një penallti në dëm tonin. Qëndruam në lojë dhe na dha më tepër energji”, ka deklaruar Lloris pas ndeshjes. /Telegrafi/