Telegrafi

Lloris: Është shumë e vështirë të fitosh në shtesë, Kroacia ka një grup të mrekullueshëm

MOSCOW, RUSSIA - JULY 14: Hugo Lloris of France speaks to the media during a France press conference during the 2018 FIFA World Cup at Luzhniki Stadium on July 14, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Finalja e madhe e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Kroacisë do të zhvillohet ditën e sotme.

Dy Kombëtaret më të mira të këtij botërori kanë siguruar finalen pas paraqitjeve të mrekullueshme të tyre.

Përderisa Franca të gjitha ndeshjet i ka fituar për gjatë 90 minutave, kroatët është dashur t’i zhvillojnë nga 120 minuta.

E këtë gjë e vlerëson edhe kapiteni i Francës, Hugo Lloris.

Hugo Lloris. (Getty Images)

“Kroacia deri më tani ka treguar se është një Kombëtare e fortë me lojtarë të cilët janë tejet të mirë individualisht”.

“Ata kanë fituar tri ndeshje pas kohës shtesë dhe kjo gjë është tejet e vështirë e kushdo nuk mund ta bëjë”, deklaroi Lloris në konferencën për shtyp.

Numri një i Francës e di se do të jetë një takim tejet i vështirë ai në finale.

“Jemi të vetëdijshëm se na pret një takim i vështirë, më i vështiri deri më tani, por ne jemi të përqendruar për ta marrë maksimumin”, përfundoi Lloris.

Finalja mes Francës dhe Kroacisë zhvillohet në Moskë me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/