Portieri i Francës Hugo Lloris komentoi çerekfinalen kundër Anglisë, duke thënë se kundërshtarët kanë lojtarë shumë të fortë.
Lloris ka shtuar se në ndeshje të tilla çdo detaj në ndeshje ia vlen të dihet.
“Mendoj se anglezët njihen në të gjithë botën, nga liga e tyre, nga klubet e tyre shumë konkurruese në Ligën e Kampionëve. Ne i njohim ata, shumë mirë”.
“Ne gjithashtu i takojmë ata çdo ditë, në Angli. Ata kanë gjuajtës të shkëlqyer. Të gjitha detajet do të vlejnë”.
“Ne e dimë rëndësinë e ekipeve në këtë nivel, duhet të jemi solidë. Ky është një aspekt i ndeshjes për të cilin duhet të përgjigjemi”, ka thënë Loris.
Franca dhe Anglia luajnë të shtunën nga ora 20:00. /Telegrafi/