Site icon Telegrafi

Llojet e shokëve që duhet t’i largoni nga jeta për të qëndruar të lumtur

Jetët tona formohen edhe nga njerëzit me të cilin vazhdimisht jemi në kontakt. Një thënie thotë: “Ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët e kaloni shumicën e kohës.”

Duke i marrë parasysh këto, është e rëndësishme të dini se cilët “shokë/shoqe” janë më shumë të dëmshëm sesa të dobishëm, dhe cilët nga ta duhet t’i largoni urgjentisht nga jeta juaj!

“Shokun/shoqen” që gjithmonë të kritikon

Nëse në shoqërinë tuaj keni një person i cili vazhdimisht jua shuan shpresat apo ju kritikon për çdo gjë, më mirë është ta mbani larg jush, transmeton Telegrafi.

Ata, qoftë edhe nëse keni arritur diçka të mahnitshme apo keni një ide brilante, do të gjejnë një mënyrë për t’ju kritikuar dhe për t’jua shuar shpresat.

Veç këtyre, ata edhe shpikin fakte dhe gënjejnë me qëllimin që t’ju parandalojnë ta arrini qëllimin tuaj.

Shoku “PO”

Shoku “PO” gjithmonë e tund kokën për gjithçka që i thua dhe bën. Këta njerëz janë aq të dobët si shokë saqë nuk do të kundërshtojnë edhe atëherë kur veprimet tuaja mund t’ju fusin në rrezik serioz.

Ata gjithashtu nuk janë të aftë për të marrë vendime të rëndësishme në jetën e tyre, e lëre më t’ju mbështesin në vendimet tuaja të rëndësishme.

Shokun egoist

A e keni një shok/shoqe i cili ju thërret kur janë në telashe dhe kanë nevojë për ndihmën tuaj? Dhe posa të ketë kaluar faza e problemeve dhe t’ju keni ndihmuar, nuk do të dëgjoni më nga ata derisa të kenë nevojë për një favor tjetër?

Ata nuk brengosen për ty dhe nuk janë pranë teje në situata të këqija, prandaj është mirë t’i largoni shokët dhe shoqet e tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version