Si pjesë të protestës së tyre të 5 Nëntorit, grupi ka thënë se kanë hakeruar serverët e 28,000 llogarive të konsumatorëve të PayPal të cilat i kanë shfaqur online.
Grupi ka postuar listën e email-ave, fjalëkalimeve, emrave poashtu dhe numrave të telefonit.
Mund të kontrolloni në këtë link rreth informatave tuaja, në rast se keni llogari në PayPal.
Drejtori i marrëdhënieve me publikun për kompaninë e PayPal thotë se kompania është duke e investiguar rastin por deri më tani nuk kanë validuar asnjë provë se kanë pasur thyrje të sigurisë. /Telegrafi/