Skuadrat e Superligës së Kosovës po vazhdojnë me ndeshjet parasezonale.
Llapi ka shënuar fitore në një miqësore kundër skuadrës Ramiz Sadikut.
Këta të fundit pësuan katër gola në takimin që u shënuan gjashtë sosh, përkatësisht skuadra e trajnerit Tahir Batatina triumfoi me rezultat 4-2.
Golashënues për Llapin në këtë takim ishin Leart Emini, Mentor Zhdrella, Valon Zeqiri dhe Miran Maksuti, ndërsa golashënuesit e Ramiz Sadikut nuk janë bërë të ditur.
Ndryshe, kampionati i ri i ligës elitare kosovare do të fillojë gjatë këtij muaji. /Telegrafi/