Telegrafi

Llapi prezanton katër përforcime (Foto)

Pas lirimit të disa futbollistëve, Llapi ka filluar të plotësojë pozitat e mbetura me futbollistë cilësorë.

Kësisoj, finalisti i DigitAlb Kupës ka prezantuar katër përforcimet, të cilat, sipas trajnerit Tahir Batatina, nuk do të jenë të vetmet për ta dërguar Llapin drejt trofeve edicionin e ri.

Fjala është për Benjamin Eminin e rikthyer nga Gjermania, Ilir Blakçorin që edicionin e fundit luajti te Gjilani dhe dy futbollistët nga Renova, sulmuesin Miran Maksuti dhe portierin, Saludin Mustafi, shkruan Gazetasheshi.com.

Batatina ka pohuar se shumë shpejt priten edhe përforcime tjera cilësore, pasi me disa prej tyre bisedat janë në finalizim e sipër.