Telegrafi

Llapi përforcohet me Qëndrim Dautajn

Llapi nuk ka të ndalur sa u përket përforcimeve.

Skuadra llapjanase ka prezantuar sot mesfushorin e njohur Qëndrim Dautajn.

Dautaj që në gjashtë muajt e fundit ka pushuar shkaku i një lëndimi është transferimi i dytë i Llapit.

Dautaj më parë ka luajtur edhe për skuadra si Hysi, Besa, Gjilani e Ferizaj. /Telegrafi/