Llapi e ka mposhtur Lirinë vetëm pas vazhdimeve në një ndeshje që u shënuan shtatë gola, kishte kartonë të kuq e penallti.
Heroi i Llapit doli të jetë Berat Hyseni i cili shënoi dy gola.
Ndeshjen më mirë e nisi Llapi që kaloi në epërsi me golin e Festim Krasniqit nga pika e bardhë.
Në minutën e 38-të Berat Hyseni shënoi për Llapin për ta dërguar rezultatin në 2-0.
Por Liria theu të gjitha parashikimet duke shënuar tri herë radhazi.
Blendi Memaj realizon pas një goditjeje të lira nga rreth 25 metra. Portieri i Llapit Ilir Avdyli e pret topin, i cili i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi në brenda vijave të portës.
Në pjesën e dytë doli në skenë Henry Chibueze që shënoi dy herë në minutat 56-të dhe 58-të.
Llapi barazoi në minutën e 68-të me golin e Fuad Karabeg për 3-3.
Liria mbeti me një lojtar më pak, pasi Gashi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në vazhdime Llapi shënoi golin e fitores me sulmuesin Berat Hyseni.
Llapi i bashkohet Besës dhe Drenicës në gjysmëfinale. /Telegrafi/