Telegrafi

Llapi luan për përmbysje ndaj Wisla Krakow, formacionet zyrtare

Llapi është nikoqir i skuadrës polake Wisla Krakow në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të Ligës së Evropës.

Kjo është ndeshja e dytë mes dy skuadrave, ku një javë më parë Wisla Krakow fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Tani llapjanët kanë për synim përmbysjen e madhe, derisa mysafirët nga Polonia synojnë të ruajnë epërsinë.

Dy trajnerët Tahir Batatina i vendasve dhe Kazimierz Moskal tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Useini, I.Krasniqi, Blakcorri, Musolli, Namani, Baftiu, Gashijan, Maliqi, Januzi.

Wisla Krakow: Chichkan, Jaroch, Uryga, Colley, Mikulec, Sapola, Corba, Baena, Sukiennicki, Mlynski, Rodado.

/Telegrafi/