Telegrafi

Llapi kërkon kualifikimin tutje ndaj Shkupit, formacionet zyrtare

Llapi do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë u mbyll 2-0 në të mirë të Shkupit, ndërsa skuadra kosovare do të kërkojë të bëjë rikthimin e madh.

Llapi duket i kompletuar për këtë ndeshje, ku kërkohet fitorja me dy gola diferencë që të arrihen vazhdimet, ndërsa me tre gola fitorja.

Trajneri Tahir Batatina ka bërë ndryshime të mëdha në formacion.


Llapi: Corir; Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi; Shabani, Hoti, Ramadani; Sadriu, Maliqi, Dos Anjos.

Shkupi: Naumovski: Zuka, Faustin, Rwatubyaye, Iljazi; Shabani, Cheshmedijev, Kitanovski, Alvarez, Cvetanoski; Markoski.


Ndeshja fillon në ora 20:00. /Telegrafi/