Telegrafi

Llapi fiton si mysafir i Trepçës

Llapi ka fituar ndaj Trepçës me rezultat 1-3.

Ishte një ndeshje me raste, por që konkret ishin lojtarët mysafirë

Nga pika e bardhë në minutën e 14 shënoi sulmuesi Festim Krasniqi, ndërsa penalltia u fitua nga Mirlind Daku.

Vendasist barazuan në minutën e 30-të me anë të Enis Zabërgjës, i cili me një gol të bukur parabolloi portierin Ilir Avdyli.

Trepça kishte disa raste të mira në vazhdim, por rrjetat u tund nga mysafirët në minutën e 74 nga zëvendësuesi Filot Shaqiri.

Në minutën e 80-të për 1-3 shënoi edhe Mirlind Daku.

Pas kësaj fitore Llapi vazhdon në pozitën e katër me 46 pikë, kurse Trepça në pozitën e parafundit me 16 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Llapit është ndaj Hajvalisë, kurse Trepça udhëton te Prishtina. /Telegrafi/