Site icon Telegrafi

Llapi fitoi në miqësoren kundër Vushtrrisë

Skuadra e Llapit, finaliste në Kupën e Kosovës 2017, ka mposhtur në miqësoren e sotme Vushtrrinë me rezultat 2-0.

Mirlind Daku në pjesën e parë dhe i ardhuri këtë verë, Leart Emini, shënuan golat për ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina dhe fitoren e llapjanëve.

Për Vushtrrinë ky ishte një test i mirë për të matur forcat me një ekip të pjesës së epërme të Superligës.

Llapi eksperimentoi për të nisur mbarë stinorin 2017/18 të elitës së futbollit kosovar që nis më 19 gusht. /borozani/

Exit mobile version