Ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në të dyja konkurrencat do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të enjten e 26 majit, ky stadium do të jetë arenë e përballjes ndërmjet Llapit dhe Dritës dhe atë nën dritën e reflektorëve, pasi ndeshja do të luhet nga ora 20:00.
Këto dy skuadra nuk e arritën objektivin e titullit kampion, prandaj synojnë që edicionin megjithatë ta përmbyllin me një trofe.
Kjo përballje pritet me interesim të madh nga tifozeritë e të dyja ekipeve, andaj edhe spektakli në tribuna nuk do të mungojë.
E mjaft interesante kësaj radhe do të jetë edhe finalja në konkurrencën e femrave, ku të premten e 27 majit, në orën 17:00, do të ballafaqohen dy ekipet më cilësore, Ep-Com Hajvalia dhe Mitrovica. Edhe në këtë finale pritet rivalitet i madh në fushë, por edhe në tribuna. /Telegrafi/