Site icon Telegrafi

Llapi dhe Trepça ’89 ndahen baras

Llapi nuk ka arritur të shënojë fitore në ndeshje me Trepçën ’89 duke barazuar 1-1.

Minatorët në pjesën e parë ishin më të mirë duke radhitur rastet një pas një, por nuk arritën të shënojnë gol.

Pjesa e dytë i takoi Llapit që kishte disa raste të mira.

Por për të parë golin e parë u deshtë të pritet minuta e 90, kur pas një harkimi të bukur të Viktor Kukës me kokë u gjend më së miri Dardan Jashari që shënoi për 1-0.

Kur të gjithë pritën që Llapi t’i marr tri pikë, në skenë doli Blerand Kurtishaj që me një gol të bukur barazoi shifrat.

89-shi pas kësaj ndeshje mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, ndërsa Llapi një pozitë më poshtë me 41. /Telegrafi/

Exit mobile version