Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Llapjanët janë nikoqir të kryeqytetasve në takimin e zjarrtë që pritet të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë dhe synon ta shkrijë disavantazhin para tifozëve të vet dhe ta sigurojë një vend në finalen e madhe.
Në anën tjetër, ekipi i Abdulah Ibrakovic synon ta mbajë epërsinë nga ndeshja e parë dhe të jetë ekipi i tyre ai që do të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Llapi: Coric; Idrizi, Prençi, Krasniqi Emini; Ramadani, Rivera, Shabani; Selmani, Firmino, Veliu;
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Pllana, Mici, Shabani; Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi; Makenda, Kryeziu, John;
/Telegrafi/