Telegrafi

Llapi dhe Prishtina luajnë për një vend në finalen e Kupës së Kosovës, formacionet zyrtare

Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Klubi nga Podujeva është nikoqir i kryeqytetasve në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen nga një formë e luhatshme në kampionat, por në Kupë ka treguar formë të lartë dhe synimi i tyre shumëvjeçar është dalja në Evropë dhe për këtë duan ta sigurojnë finalen.

Lexo po ashtu Llapi mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”, bën hap të madh drejt finales

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit është në formë të lartë dhe do të tentojë ta shkrijë disavantazhin nga ndeshja e parë për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e Llapit 3-2, ndërsa në finale i pret Dukagjini, i cili eliminoi Istogun.

Batatina ka vendosur të startojë me më të mirët, ndërsa Ramadani ka bërë shumë ndryshime.

Llapi: Coric; Idrizi, Prenqi, Krasniqi, Emini; Hoti, Ar.Ramadani, Shabani; Veliu, Januzi, Sadriu; 

Prishtina: Nika; Pefaqeli, Dellova, Bardhoku, Mici; Zyba, Lilaj, Maliqi; Gavazaj, Shillova, Prapashtica; 

/Telegrafi/