Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Klubi nga Podujeva është nikoqir i kryeqytetasve në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Ekipi i Tahir Batatinës vjen nga një formë e luhatshme në kampionat, por në Kupë ka treguar formë të lartë dhe synimi i tyre shumëvjeçar është dalja në Evropë dhe për këtë duan ta sigurojnë finalen.
Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit është në formë të lartë dhe do të tentojë ta shkrijë disavantazhin nga ndeshja e parë për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Kosovës.
Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e Llapit 3-2, ndërsa në finale i pret Dukagjini, i cili eliminoi Istogun.
Batatina ka vendosur të startojë me më të mirët, ndërsa Ramadani ka bërë shumë ndryshime.
Llapi: Coric; Idrizi, Prenqi, Krasniqi, Emini; Hoti, Ar.Ramadani, Shabani; Veliu, Januzi, Sadriu;
Prishtina: Nika; Pefaqeli, Dellova, Bardhoku, Mici; Zyba, Lilaj, Maliqi; Gavazaj, Shillova, Prapashtica;
/Telegrafi/