Site icon Telegrafi

Lladrovci takoi mësimdhënësit e certifikuar për rishikim dhe përmirësimin e teksteve shkollore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim mësimdhënësit të cilët janë certifikuar në kuadër të projektit “ngritja e kapaciteteve për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore” të përkrahur nga KosEd dhe Institutit Pedagogjik të Kosovës.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar mësimdhënësit e certifikuar, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në ndërtimin e kapaciteteve të Komunës së Drenasit për mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore.

“Lladrovci ka rikonfirmuar gatishmërinë e komunës për të përkrahur projekte të tilla që ndikojnë drejtpërsëdrejti në ngritjen e cilësisë në arsim, pasi që arsimi ka qenë dhe mbetet prioritet në zotimet e mia”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Drenasit./Telegrafi/

 

Exit mobile version