Site icon Telegrafi

Lladrovci: Do ta bëjmë Drenasin tërheqës për investime

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takimin e dytë brenda javës me biznesmenët e komunës.

Ai me këtë rast ka theksuar se zhvillimi i komunës varet nga bizneset dhe iniciativa private dhe ka theksuar se është në shërbim të krijimit të kushteve sa më të mira për biznes, dhe hapësirave të reja në Parkun e ri të biznesit si dhe lehtësirave maksimale.

“Jam i përkushtuar për çrrënjosjen e çdo dukurie negative që pengon zhvillimin tonë, për ta bërë Drenasin tërheqës për investime dhe investitorët”, ka theksuar Ramiz Lladrovci.

Exit mobile version