Site icon Telegrafi

Lladrovci prezanton zonën ekonomike për Stadiumin nacional (Foto)

Kryetari Lladrovci prezanton zonën ekonomike për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorë i ka prezantuar përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit zonën ekonomike përballë Parkut të Biznesit të shpronësuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka paraqitur edhe elaboratin kadastral të kësaj zone dhe e ka vlerësuar se i plotëson të gjitha kushtet e parapara më rregulloret ndërkombëtare për ndërtimin e një stadiumi me përmasa ndërkombëtare, pasi që është ne qendër të Kosovës dhe ka autostradën shumë afër, aeroportin, kryeqytetin dhe zonat tjera ekonomike të vendit.

Në shikimin e kësaj zone, ishin të pranishëm edhe inxhinieri për infrastrukturë sportive, Refki Osmani dhe këshilltari i Ministrit të Kulturës.

Kujtojmë që fillimisht stadiumi nacional ishte paraparë të ndërtohet në Bërcnicë po pasi hasën në problem për shpronsimin e pronave është vendosur që të ndërtohet në Drenas.

Exit mobile version