Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Lladrovci ka publikuar disa pamje nga mbledhja, ku ka shkruar se kujtimi për Haxhi Thaçi do të jetë i përhershëm.
“Me buçeta me lule, homazhe dhe Mbledhjen komemorative, ia dhamë lamtumirën e fundit Bacës Haxhi. Me nder dhe krenari, Baca Haxhi i përballoi sfidat e jetës, si bir i luftëtarit kundër pushtetit okupator, Sinan Thaçi, la te Hashimi dhe te të gjithë ne porosi të mos koritemi”, ka theksuar ai.
Tutje, ai ka pohuar se “Dhimbja për Bacën Haxhi e familjes Thaçi dhe Hashimit me shokë që fizikisht janë larg nesh, është edhe dhimbje jona, është dhimbje e çdo atdhetari”.
“Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta, nga Baca Haxhi morëm përkrahje që në ditët e para të aksioneve kundër okupatorit. I paharrueshëm është kujtimi për Bacën Haxhi’./Telegrafi/