Telegrafi

LK: Shaqiri dhe Mata më të mirët e javës

Shaqiri ka bërë paraqitjen e tij më të mirë që kur i është bashkuar gjigantit gjerman verën e kaluar nga Baseli, duke asistuar në njërin dhe duke shënuar një gol tjetër për Bayernin.

Mesfushori kosovar, i cili ka marrë notën 9 nga ekspertët dhe 7.4 nga publiku, shoqërohet në mesfushë edhe nga ylli i Chelseat, Juan Mata, i cili po ashtu ka notën 9 nga ekspertët, më e larta në formacion.

Mata ishte në listën e shënuesve në fitoren 6-1 të Chelseat ndaj Nordsjaelland, dhe ka marrë me vete në ekipin më të mirë edhe dy bashkëlojtarë, mbrojtësi David Luiz, i cili shënoi një gol, dhe sulmuesin Fernando Torres, autor i dy golave, edhe pse kampioni i Evropës u eliminua nga gara elite evropiane.

Torres në sulm ka për partner yllin e Real Madridit, Critiano Ronaldon.

Borussia Dortmund kontribuon në formacionin e javës me dy mbrojtës, të djathë dhe të majtë.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e Ligës Premier e zgjedhur nga ekspertët e Eurosport:

Portier: Mário Felgueiras (CFR Cluj – Ekspertët 8, Publiku 7);

Mbrojtës: Oliver Kirch (Borussia Dortmund – Ekspertët 7, Publiku 7.4); Thiago Silva (Paris St-Germain – Ekspertët 8, Publiku 7.7); David Luiz (Chelsea – Ekspertët 8, Publiku 7.4); Marcel Schmelzer (Borussia Dortmund – Ekspertët 7.6, Publiku 9);

Mesfushor: Xherdan Shaqiri (Bayern Munich – Ekspertët 9, Publiku 7.4);

Mesfushorë të avancuar: Andriy Yarmolenko (Dynamo Kiev – Ekspertët 8, Publiku 9); Juan Mata (Chelsea – Ekspertët 9, Publiku 7.9); Kris Commons (Celtic – Ekspertët 8, Publiku 7.1);

Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid – Ekspertët 8, Publiku 7.3); Fernando Torres (Chelsea – Ekspertët 8, Publiku 8).

Formacioni: 4-1-3-2

                Felgueiras

Kirch – Silva – Luiz – Schmelzer

                 Shaqiri

Yarmolenko – Mata – Commons

          Ronaldo – Torres

/Telegrafi/