Site icon Telegrafi

LK: Më të mirët e javës së dytë të play-offit

Jo më pak vendimtar për kualifikimin e ekipit të tij u tregua edhe sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, i cili edhe pse huqi disa raste, golat e tij ishin vendimtar që ekipi i tij të eliminoj Odense dhe të vazhdojë më tej.

Në formacionin më të mirë ai shoqërohet në ballë të golit edhe nga sulmuesi i APOEL, Ailton, dhe sulmuesi i Genk, Jelle Vosen, i cili po ashtu ishte vendimtar në kualifikimin e ekipit belg, duke shënuar një gol, asistuar në një tjetër dhe pastaj shënoi penaltinë vendimtare për kualifikim.

Bayern Munich u kualifikua më tej duke shënuar fitore edhe në Zurich, megjithatë ishte mbrojtja ajo që luajti rol kyç në këtë sukses, me kapitenin Philipp Lahm që depërton në ekipin më të mirë të mesjavës një Ligën e Kampionëve.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e ndeshjeve të dyta të play-offit të Ligës së Kampionëve, zgjedhur nga ueb faqja sportive Goal:

Portier: Wojciech Szczesny (Arsenal)

Mbrojtës: Philipp Lahm (Bayern Munich); Mateo Musacchio (Villarreal); Pontus Jansson (Malmo); Aly Cissokho (Olympique Lyonnais)

Mesfushorë: Axel Witsel (Benfica); Badu (Udinese); Petr Jiracek (Viktoria Plzen)

Sulmues: Jelle Vossen (Racing Genk); Ailton (APOEL); Giuseppe Rossi (Villarreal)

Formacioni: 4-3-3

                       Szczesny

Lahm – Musacchio – Jansson – Cissokho

            Witsel – Badu – Jiracek

            Vossen – Ailton – Rossi
/Telegrafi/

Exit mobile version