Sneijder dhe Robben treguan edhe një herë se pse Real Madridi gaboi që i shiti. Sneijder me një goditje të lirë nga distanca si zakonisht, eliminoi CSKA-n, kurse Robben me një super-vole të ndihmuar nga Ribery fundosi në eliminim Manchester Unitedin.
Hugo Lloris tregoi edhe njëherë se pse së shpejti do të bëhet portieri më i mirë në botë kur kualifikoi pothuajse vet skuadrën e tij Lyon.
Formacioni më i mirë i rrethit kthyes çerekfinal në Ligën e Kampionëve (4-2-3-1).
Portier:
Hugo Lloris – Lyon
Portieri francez edhe njëherë tregoi klasin e tij prej një portieri të madh kur edhe njëherë shpëtoi Lyonin për ta kualifikuar. Ai ndali në çastet e fundit një goditje me kokë nga kundërshtari, ashtu si dy raste tjera ideale të pandalshme. Lloris është kandidat për portierin më të mirë në botë.
Mbrojtës:
Dani Alves – Barcelona
Mbrojtësi brazilian është aq i rëndësishëm për Blaugranët sa Xavi dhe Messi. Ai është i palodhshëm si në sulm ashtu dhe në mbrojtje duke shfaqur dhe një paraqitje të mirë në fitoren me rezultat 4-1 ndaj Arsenalit.
Lucio – Inter
I rikthyeri në skuadër për ndeshjen e dytë, Lucio, tregoi edhe njëherë rëndësinë e tij për skuadrën duke lënë jashtë sistemit Tomas Necidin dhe duke zvogëluar presionin rus të CSKA-së bërë ndaj portës Nerazzure.
Mickael Ciani – Bordeaux
Bordeaux nuk pranoi gola në ndeshjen e dytë ndaj Lyonit, por sa mjafton kjo kur skuadra e Laurent Blanc u eliminua. Ciani mbajti skuadrën e tij në lojë me disa intervenime të mençura duke u kthyer nga paraqitja katastrofale e fundjavës, në formën më të mirë.
Benoit Tremoulinas – Bordeaux
Kombëtarja franceze nuk ka arsye pse të zgjedhë më Patrice Evran, Gael Clichyn apo Eric Abidalin, pasi që në horizont po shndrit Benoit Tremoulinas. Një anësor i majtë tejet modern me aftësi të njëjtë si në mbrojtje ashtu dhe në sulm. Ishte ndikues në golin e Chamakh.
Mesfushorë:
Xavi – Barcelona
Tentoi dhe për pak sa nuk e arriti shifrën prej 100 pasimesh ndaj Arsenalit, duke asistuar në një nga gjashtë pasimet. Ai ishte lojtari që vrapoi më shumë në fushë, thjeshtë fantastik. Xavi nuk e lëshon topin nga këmba dhe nuk duhet të çuditemi se pse Barcelona në një moment pati 75% të posedimit të topit.
Bastian Shweinsteiger – Bayern Munich
Futbollisti më i përmirësuar i këtij sezoni? Natyrisht, gjermani është shembull ideal për këtë. Fizikisht i fortë, i qetë me top dhe me një sy të mirë për pasime. Është për t’u çuditur se pse më herët nuk ishte ky që është sot, mesfushor qendror.
Nani – Manchester United
Shënoi golin e parë në Old Trafford që nga janari i 2009-ës dhe golin e parë të tij në pjesën e parë o jetë o vdekje ndaj Bayernit. Phillip Lahm nuk arriti ta ndal Nanin në asnjë moment, që ishte padyshim njeriu larg më i mirë i mbrëmjes për Unitedin.
Arjen Robben – Bayern Munich
Çfarë lojtari, çfarë goli! Në mënyrë të njëjtë si ndaj Fiorentinas, Robben shpëton skuadrën e tij duke e eliminuar kundërshtarin nga një humbje 3-2, natyrisht pas një super goli të Robben. Holandezi frikësonte Djajtë e Kuq në çdo moment kur ai e kishte topin në pjesën e dytë të takimit.
Yoann Gourcuff – Bordeaux
Shpresat e skuadrës së tij ishin në të për të çuar në gjysmëfinale ‘Les Girondins’. Ish mesfushori kreativ i Milanit ishte zemra e Bordeaux në ndeshje me pasimet kryesore në ndeshje, por dështoi të bëjë asistimin e kualifikimit. Lyoni u mbajt mirë dhe për këtë shkak Gourcuff me armatën e tij eliminohen.
Sulmues:
Lionel Messi – Barcelona
Do të ishte ofendim për Messin nëse do të përmendnim një sulmues tjetër në krah me të. Magjistari Messi ishte thjeshtë i pandalshëm duke treguar edhe njëherë gjenialitetin e tij. Askush nuk mund ta prek Messin tani për tani, prandaj duhet të kënaqemi me formën dhe me kohën të cilën po jetojmë për ta përjetuar formën e tij fascinante. Futbollisti më i mirë në botë.
Lloris
Alvesh – Lycio – Ciani – Tremoulinas
Xavi – Shweinsteiger
Robben – Gourcuff – Nani
Messi
/Telegrafi/