Arsenali u shfaq mirë përballë Partizanit në Beograd, të cilit ia tregoi se nuk e ka vendin në elitën e klubeve evropiane. Manchester United nga ana tjetër me ‘qykë të zorit’ arriti të mposhtë Valencian, falë një goli të Javier Herandnez, pas 85 minutash dominimi të spanjollëve.
Chelsea ishte solid përballë Marseille, kurse Milani nuk doli mirë nga Amsterdam Arena, ku barazoi 1-1 me Ajaxin, falë impotencës së një Ibrahimovic që realizoi golin e tij të pestë në gjashtë ndeshjet e fundit. Edhe Real Madridi shpëtoi te Auxerre falë një goli fenomenal të realizuar nga Angel Di Maria. Poashtu edhe Bayerni pati telashe me Baselin e Xherdan Shaqirit, të cilin e mposhti falë një goli në momentet e fundit nga Schweinsteiger.
Formacioni më i mirë i xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve (3-5-2):
Portier: Vincent Enyeama (Hapoel Tel-Aviv)
Mbrojtësit: John Terry (Chelsea), Kyrgiakos Padopoulos (Schalke), Madjid Bougherra (Rangers).
Mesfushorët: Basitan Schweinsteiger (Bayern Munich), Jack Wilshere (Arsenal), Wesley Sneijder (Inter), Rafael Van der Vaart (Tottenham), Michel Bastos (Lyon).
Sulmuesit: Samuel Eto’o (Inter), Luiz Adriano (Shakhtar Donetsk).
Enyeama
Terry – Papadopoulos – Bougherra
Bastos – Schweinsteiger – Wilshere
Van der Vaart – Sneijder
Eto’o – Adriano
/Telegrafi/