Eurosport ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve, ku shihen vetëm lojtarë të katër gjysmë-finalistëve, dy klubeve spanjolle Real Madrid dhe Barcelona, dhe dy finalistëve gjermanë.
Bayerni, si fitues i garës evropiane, udhëheq në ekipin e sezonit me pesë lojtarë. Arjen Robben,që u zgjodh lojtari i finales, pushton krahun e majtë, me Thomas Muller që rreshtohet në krahun e djathtë.
Në qendër të mesfushës është edhe një lojtar i Bayernit, Bastian Schwaisteinger, i cili ka partner mesfushorin e Barcelonës, Xavi.
Në mbrojtje bavarezët kontribuojnë edhe me David Allaba dhe kapitenin Philp Lahm.
Finalisti tjetër i Ligës së Kampionëve, Dormtund, kontribuon në ekipin më të mirë të sezonit me sulmuesin Robert Lewandowski, i cili shënoi dhjetë herë në garën evropiane. Cristanio Ronaldo është partner sulmi i sulmuesit polak, pasi portugezi shënoi 12 gola, por u eliminua në gjysmëfinale pikërisht nga Borussia.
Matt Hummels nuk ka si të mungojë në qendër të mbrojtjes dhe merr me vete në formacion edhe bashkëlojtarin tjetër të tij, kapitenin e Dormundit, portierin Roman Weiderfeller.
Ronaldo në anën tjetër, po ashtu ka një shok skuadre në ekip, mbrojtësin Sergio Ramos.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e sezonit në Ligën e Kampionëve zgjedhur nga Eurosport: