Drita e Gjilanit në këtë edicion synon që ta sigurojë një vend që do ta mbante në rangun elitë edhe për edicionin e ardhshëm.
Drita pas xhiros së 25-të ndodhet e dhjeta me 22 pikë të grumbulluara.
Sulmuesi i kësaj skuadre, Përparim Livoreka, beson se skuadra e tij do të mbijetojë.
“Mendoj se Drita do të mbijetojë dhe gjasat janë të mëdha sepse kemi ekip i organizuar me futbollistë cilësor dhe mbi të gjitha jemi skuadër që më së paku meriton të largohet”, ka thënë Përparim Livoreka për Arbresh.info.
Tutje, ‘Livo’ e komentoi edhe formën personale.
“Më kanë penguar disa lëndime të vogla përndryshe do të ishte dhe më mirë. Nuk jam i kënaqur me atë që kam dhënë pasi që mundem shumë më shumë”, tha ish-futbollisti i Feronieklit, Përparim Livoreka.