Site icon Telegrafi

Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Liverpooli ka lëshuar fitoren nga dora në udhëtim te Evertoni në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 15-të në Ligën Premier, pasi barazuan 2-2.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Toffes kaluan në epërsi me golin e Beto.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetë, pesë minuta, pasi Alexis Mac Allister që u asistua nga Mohamed Salah, shënoi për 1-1.

Pjesa e parë nuk solli më gola, por që kishte raste të mira nga të dyja anët.

Liverpooli mendoi se kishte siguruar fitoren kur Salah realizoi në minutën e 73-të nga një gabim i mbrojtjes vendase, por doli të jetë një fund dramatik.

James Tarkowski ua rrëmbeu dy pikë The Reds, kur shënoi për 2-2 në minutën e 90+8-të.

Skuadra e Arne Slot vazhdon të jetë lidere me 57 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të takohen me Wolvesin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version