Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Evropës.
Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e garës së dytë më prestigjioze evropiane për klube.
Sfida më e fortë është mes Lyonit dhe Romës si ajo mes dy klubeve gjermane Schalke 04 dhe Borussia Moenchengladbach, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se favoriti i këtij edicioni Manchester United do të takohet me klubin rus të Rostovit.
Edhe një ballafaqim tjetër i fortë pritet të jetë edhe ai mes Olypiacosit dhe Bseiktasit. /Telegrafi/
Çiftet:
Celta Vigo – Krasnodar
APOEL – Anderlecht
Schalke 04 – Borussia Moenchengladbach
Lyon – Roma
Rostov – Manchester United
Olympiacos – Besiktas
Gent – Genk
Kobenhavn – Ajax
Sevilla, kampion aktual i Ligës së Evropës
Sevilla ka fituar tre tituj rresht të Ligës së Evropës. Vitin e kaluar triumfuan kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit të Zvicrës.
Trajneri Schalkes, Weinzierl: S’ka më ndeshje të lehta
Markus Weinzierl, trajneri i Schalke 04 po shpreson në një short të mirë dhe ka pohuar se nuk ka më ndeshje të lehta.
“Tani ne jemi duke shpresuar në një short të mirë. Çdo kundërshtar që do ta kemi, jemi të sigurt që do të ofrojë një sfidë të madhe. Nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë”, tha Markus Weinzierl.
Renditja më e fundit e klube sipas FIFA-s
Renditja:
14 Schalke
19 Manchester United
26 Olympiacos
29 Lyon
31 Ajax
36 Anderlecht
37 Roma
39 Mönchengladbach
51 Genk
52 Besiktas
57 Kobenhavn
60 Gent
65 Krasnodar
79 Celta Vigo
85 APOEL
93 Rostov
Katër ekipe prej Ligës së Kampionëve
Kobenhavn (DEN), APOEL (CYP), Besiktas (TUR) dhe Olympiacos (GRE) janë të vetmet klube që kanë luajtur këtë sezon edhe në Ligën e Kampionëve.
United kurrë nuk e fituar trofeun e Ligës së Evropës
Manchester United është i vetmi klub që ka mbetur në këtë fazë që ka fituar të gjitha trofetë e mundshme evropiane, por që nuk e ka fituar kurrë Ligën e Evropës (më parë e quajtur Cup UEFA). United ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve (1968, 1999 dhe 2008) si dhe Kupën e Fituesve të Kupës Evropiane në vitin 1991.
Apoel, Genk, Rostov dher Krasnodari shkruan historinë
Skuadra qipriote APOEL, belge Genk si dhe ato dy ruse – Rostov dhe Kransodar për herë të parë janë në këtë fazë të Ligës së Evropës.
Mourinho: Mendoj se kanë mbetur 16 ekipe të forta
Jose Mourinho, menaxheri i Manchester United ka pohuar se është mësuar të takohet me skuadrat e forta.
“Jam mësuar me shorte të vështira. Mendoj se kanë mbetur 16 ekipe të forta, ku disa prej tyre vijnë nga Liga e Kampionëve. Nëse do të më lejohej të zgjidhja, do të zgjedhja të mos udhëtojë larg”, tha Mou para hedhjes së shortit.
A e dini se…?
Borussia Moenchengladbach (1975 dhe 1979), Schalke 04 (1997), Anderlecht (1983) dhe Ajax (1992) janë të vetmit fitues të kësaj gare që kanë mbetur ende në lojë për trofeun e këtij viti.
Kush me kë mund të takohet?
Në këtë rreth më nuk vlen rregulla që skuadrat e të njëjtit grup nuk mund të takohen. Kjo vlen edhe për skuadrat e të njëjtit shtet.
Skuadrat:
Ajax (NED)
Anderlecht (BEL)
APOEL (CYP)
Beşiktaş (TUR)
Celta Vigo (ESP)
Genk (BEL)
Gent (BEL)
København (DEN)
Krasnodar (RUS)
Lyon (FRA)
Manchester United (ENG)
Mönchengladbach (GER)
Olympiacos (GRE)
Roma (ITA)
Rostov (RUS)
Schalke 04 (GER)
Kur do të zhvillohen ndeshjet?
Ndeshjet e para do to luhen të enjten e 9 dhe 16 mars me fillim në ora 19:00 dhe 21:00. Ekipet e para të dala prej sferave të rrumbullakët do të luajnë si vendas.
Datat e rretheve të tjera
13 Prill: çerekfinale, takimet e para
20 Prill: çerekfinale, takimet e dyta
4 Maj: gjysmëfinale, takimet e para
11 Maj: gjysmëfinale, takimet e dyta
24 Maj: finalja në Friends Arena, Stokholm të Suedisë