Site icon Telegrafi

Qindra mijëra francezë presin heronjtë e tyre, kampionët e Botës

Franca është shpallur kampion bote në futboll.

Futbollistët e kombëtares franceze kanë arritur tashmë në atdheun e tyre pas triumfit në kampionatin botëror.

Pas arritjet në kryeqytetin e Francës, Paris, ata i janë drejtuar sheshit Champs Elysees për të festuar me tifozët e tyre titullin e më të miri të globit.

Gjatë rrugës prej aeroportit “Charles de Gol” drejt kullës së “Eifell”, mijëra qytetarë kanë dal në rrugë për të pritur heronjtë të tyre.

Pas festës me tifozë të shumët, lojtarët do të priten në pallatin presidencial edhe nga ana e presidentit Emmanuel Macron.

Theksojmë se Franca u shpall më e mira e planetit tokë pas triumfit në finale ndaj Kroacisë me rezultat 4-2 në stadiumin Luzhniki.

Ndryshe, kjo ishte hera e dytë pas vitit 1998 që Franca fiton Kupën e Botës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jSIMEPcEw2s

Exit mobile version